Ballina Flash

Pacientja ndërroi jetë, Prokuroria e Fierit dërgon në gjyq mjekun për neglizhencë

TIRANË, 15 nëntor /ATSH/ Prokuroria e Fierit ka dërguar në gjyq mjekun e Spitalit Rajonal Fier për veprën penale “Neglizhencë në trajtimin mjekësor”, pasi nuk ka vepruar në përputhje me protokollin mjekësor në ndjekjen e një pacientjeje, e cila më pas ndërroi jetë.

Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, njofoti se, ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim, procedimin penal në ngarkim të shtetasit S.B., me detyrë mjek pranë urgjencës së Spitalit Rajonal Fier, i akuzuar për veprën penale të “Neglizhencës në trajtimin mjekësor”.

Nga hetimet u provua se, nga i pandehuri S.B nuk ka vepruar në përputhje me protokollin mjekësor, të pranuar për sëmundjen nga e cila vuante shtetasia A.N., dhe se transportimi i pacientes nuk u realizua konform protokollit mjekësor me ekip të specializuar.

Si pasojë e neglizhencës në trajtimin mjekësor, shtetasja A. N ndërroi jetë.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPlagosi ish-kryetarin e bashkisë së Divjakës dhe shoferin e tij, prokuroria çon në gjyq Orges Xhelilin
Artikulli tjetërABU DABI – Kongresi Global i Medias shqyrton lidhjen mes arsimit dhe shtypit me teknologjinë e re