Ballina Ekonomi

Java Globale e Sipërmarrjes, ekspertët flasin për sigurinë kibernetike dhe format e mbrojtjes

TIRANË, 15 nëntor/ATSH/ “Java globale e sipërmarrjes”, organizuar nga Ministria e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, ka angazhuar Dhomën Amerikane të Tregtisë në organizimin e një forumi me temën “Siguria kibernetike – Si duhet të mbrohen bizneset shqiptare”.

Paneli, ishte i përbërë nga ekspertë të fushave ligjore dhe të teknologjisë së informacionit.

Drejtori Ekzekutiv Neritan Mullaj u shpreh se Dhoma Amerikane e ka filluar këtë proces përmes Konferencës Rajonale Smart City ku gjigandë të teknologjisë referuan mbi format më të mira të mbrojtjes së biznesit. Forumi është hapi i dytë për të sjellë bashkë ekspertët më të mirë të fushës në informimin e biznesit.

Një pasqyrë interesante të ndryshimeve ligjore që po sjell ligji i ri, i cili pritet të miratohet së shpejti në Parlament, është përcjellë nga specialistja e AKCESK, Anxhela Brahimi, e cila e ka vendosur theksin në zhvillimet kryesore të ligjit dhe çfarë duhet të kenë në konsideratë bizneset.

Ministrja për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj është shprehur se ligji i ri synon të mbrojë infrastrukturat kritike dhe është e nevojshme që të punohet për ndërgjegjësimin e bizneseve të vogla e të mesme që janë pjesë e ekosistemit dhe duhet të jenë të informuar.

Dinamikat gjeopolitike kanë pasur ndikimin e vet dhe kanë kushtëzuar një rritje të vëmendjes së CEO-ve tek kompanitë e mëdha. Disa nga raportet e fundit nga Forumi Ekonomik Botëror provojnë zhvillimin e një trendi ku kompanitë e mëdha kanë jo vetëm CEO por dhe drejtues për teknologjinë e informacionit që po marrin gjithnjë e më shumë përgjegjësi në mbarëvajtjen e kompanisë.

Për anën teknike të informacionit mbi sigurinë kibernetike ka folur Besmir Skënderi, specialist për sigurinë kibernetike, i cili ka trajtuar mjetet që bizneset duhet të dinë dhe të njohin. Skënderi ka shpjeguar taktika dhe teknikat të cilat përdoren gjatë sulmeve kibernetike dhe ka treguar për mënyrat se si mund të mbrohen duke zbatuar protokollet e përcaktuara për mbrojtjen kibernetike.

Ekspertët në panel kanë ndërvepruar me pjesëmarrësit mbi pyetjet e shumta që kanë dalë gjatë diskutimit por që ravizojnë qartë nevojën e krijimit të një infrastrukture të fortë ligjore për të investuar në sisteme adekuate mbrojtjeje. Duke folur për këtë çështje

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGjonçaj, bashkëbisedim me gazetarët që mbulojnë punimet e Kuvendit
Artikulli tjetërBM – NHS: Kanceri i qafës së mitrës do të eliminohet deri në vitin 2040