Ballina Bota

BM – David Cameron sekretari i ri i Jashtëm

LONDËR, 13 nëntor /ATSH-DPA/ – David Cameron, ish-kryeministri britanik, do të jetë sekretari i ri i Jashtëm i vendit, deklaroi zyra e kryeministrit Rishi Sunak.

Cameron ishte kryeministër nga 2010 deri në 2016 dhe ishte lider i Partisë Konservatore nga 2005 deri në 2016.

Ai dha dorëheqjen pas miratimit të një referendumi nëse Mbretëria e Bashkuar duhet të largohej nga Bashkimi Evropian në vitin 2016.

Cameron u kritikua ashpër për shtyrjen e referendumit.

Sot, Suella Braverman u shkarkua nga posti i sekretares së Brendshme pas një artikulli të paautorizuar që ajo shkroi duke kritikuar policimin e protestave pro palestineze, njoftoi Asociacioni i Shtypit të Britanisë (PA).

Ajo u zëvendësua nga James Cleverly, i cili kishte qenë sekretar i Jashtëm./  /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBM – James Cleverly sekretari i ri i Brendshëm pas shkarkimit të Braverman
Artikulli tjetërRezultoi i dënuar në Greqi, KQZ mblidhet të martën për kryebashkiakun Hajdari