TIRANË, 5 nëntor/ATSH/ Lëkundje të lehta tërmeti janë ndjerë këtë të dielë në Tiranë dhe Elbasan. Rreth orës 14:50, në Shqipërinë qendrore u ndjenë lëkundje tektonike.
Tërmeti me magnitudë 3.9 ballë është regjistruar 10 km në juglindje të Elbasanit dhe 32 km në jug perëndim të Tiranës.
























