Ballina Bota

TEL AVIV – Ushtria izraelite: Nuk dihet ende numri i civilëve të vrarë në Jabalia

TEL AVIV, 1 nëntor /ATSH-DPA/ – Ushtria izraelite tha se nuk dihet ende se sa civilë janë vrarë në sulmet e saj në kampin e refugjatëve Jabalia në Rripin e Gazës.

“Lëvizja palestineze islamike Hamas, e cila kontrollon territorin e mbyllur bregdetar, po fshihet qëllimisht pas infrastrukturës civile”, tha sot kreu i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, Daniel Hagari.

“Ata duan këtë imazh të shkatërrimit”, shtoi ai.

“Nga njëra anë, ushtria e dinte se civilët ishin ende në zonë, në të njëjtën kohë, aktiviteti i Hamasit në kampin e refugjatëve ishte një kërcënim për ushtrinë izraelite, të cilit duhet t’i përgjigjej”, tha ai duke iu referuar dilemës së ushtrisë izraelite.

Sipas burimeve palestineze, në mesin e viktimave ka shumë civilë. Sipas ushtrisë izraelite, sulmi ajror kishte shënjestruar një nga organizatorët e masakrës së civilëve izraelitë më 7 tetor.

“Pesëdhjetë terroristë u vranë në operacionin në Jabalia”, tha ai.

“Luftimet në Rripin e Gazës, nuk ishin të drejtuara kundër popullatës civile atje”, theksoi Hagari.

Ai u bëri thirrje përsëri banorëve në Jabalia dhe zona të tjera në veri të territorit bregdetar që të lëvizin në jug.

“Ushtria vazhdon të krijojë “korridore të sigurta” për këtë qëllim”, shtoi ai. //a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTabaku: Beteja e opozitës, projektbuxheti
Artikulli tjetërParashikimi i motit, e enjte, 2 nëntor 2023