Ballina Flash

Java e 11-të e Superligës, triumfojnë “Tirana” e “Partizani”

TIRANË, 1 nëntor /ATSH/ “Tirana” dhe “Partizani” kanë fituar ndeshjet e javës së 11 të të superligës. Bardheblutë u rikthyen te fitorja pas një seri rezultatesh jo pozitive, duke mundur këtë të mërkurë “Teutën” me rezultatin 2-0. Ndërkohë “Partizani” vijon formën e mirë dhe mundi me rezultatin 1-0 “Laçin” në transfertë, Golin për të kuqtë e shënoi Taipi në minutën e fundit të lojës.

Ndërkohë skuadra më e titulluar në vend, “Tirana” arriti të marrë tri pikët e plota pas tre ndeshjeve jo të mira për djemtë e Ahmatajt. Ndeshja u zhbllokua pas vetëm 12 minutave lojë nga Florent Hasani, ndërsa goli i dytë u shënua po nga sulmuesi Hasani në minutën e 82-të, këtë herë nga pika e 11-metërshit. Me 17 pikë bardheblutë ngjiten në vendin e tretë në klasifikim, ndërsa me 11 pikë Teuta është e parafundit, aq pikë sa ka edhe Dinamo që qëndron në fundin e klasifikimit.

Klasifikimi:

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGAZA – Numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite rritet në 8 796
Artikulli tjetërMete: Parashikojmë ulje të borxhit publik nën nivelin 60%, tregues i financave publike të forta