Ballina Ekonomi

Rindërtimi në Thumanë, Rama: Shembull i forcës për të rilindur shpresën

TIRANË, 29 tetor/ATSH/ Thumana me shtëpitë dhe pallatet e reja të rindërtuara dhe të gjithë infrastrukturën e nevojshme komunitare është si një lagje në çdo qytet të Evropës.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga kjo lagje e rilindur pas tërmetit tragjik të 2019.

Duke e cilësuar kartolinë të Rilindjes së Thumanës, Rama tha se është një shembull i forcës së politikës për të rilindur shpresën, besimin, krenarinë për vendlindjen.

Në Thumanë janë ndërtuar 14 pallate dhe 156 shtëpi individuale për të gjithë banorët, që humbën shtëpitë e tyre natën tragjike që goditi fort këtë zonë.

Lagjja e re në Thumanë ka edhe ambiente të gjelbra dhe terrene sportive për komunitetin, ku përfshihen fusha basketbolli, volejbolli dhe futbolli.

/k.s/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Syri i Kaltër”, Breshani për ATSH-në: Destinacioni i mbi 185 mijë vizitorëve në 9 muaj
Artikulli tjetërVdes në moshën 54-vjeçare ylli i “Friends”, Matthew Perry