Ballina Bota

IZRAEL – Ushtria konfirmon të paktën 229 pengje në Gaza

TEL AVIV, 27 tetor /ATSH-DPA/ – Ushtria izraelite ka identifikuar 229 persona të tjerë që besohet se mbahen peng në Rripin e Gazës nga grupi militant islamik Hamas.

Sipas zyrtarëve izraelitë, pengu më i ri është nëntë muajsh, më i madhi 85 vjeç.

“Katër pengje të liruar tashmë nga Hamasi nuk janë përfshirë në numër”, sipas ushtrisë.

Sipas ushtrisë izraelite, pengjet përfshijnë shtetas të 25 vendeve.

Militantët e Hamasit nisën sulme të koordinuara ndaj Izraelit më 7 tetor, duke sulmuar instalimet kufitare dhe gjithashtu duke kryer masakra të tmerrshme të civilëve.

Më shumë se 1 400 persona u vranë gjatë sulmeve.

Pothuajse tre javë pas masakrës, janë ende rreth 100 persona të zhdukur, fati i të cilëve mbetet i paqartë, sipas një zëdhënëse të qeverisë izraelite.

Nga të vrarët, gjendja e keqe e shumë prej trupave e ka vështirësuar identifikimin e tyre.

Sipas ushtrisë, 310 nga të vdekurit ishin ushtarë izraelitë. //a.i/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBeci: Arian Çuliqi drejtor i ri i teatrit “Migjeni” në Shkodër
Artikulli tjetërPërfaqësuesja e FMN-së, Weber: Ekonomia shqiptare e qëndrueshme, të vijohet me reformat