Ballina Ekonomi

Rikthehet furnizimi me energji elektrike në qytetin e Peqinit

TIRANË, 26 tetor/ATSH/ Administratori i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, Blendian Dalipi bën të ditur se është rikthyer energjia elektrike në qytetin e Peqinit.

Si pasojë e shkarkimeve atmosferike gjatë mbrëmjes së djeshme, prej orës 19:04 në nënstacionin 35/10 kV, i cili furnizon qytetin e Peqinit dhe të gjithë zonën përreth, ka rënë zjarr në impiantin 10 kV të këtij nënstacioni, duke nxjerrë jashtë pune të gjithë fiderat e tij.

Sipas kreut të OSSH-së, aktualisht është dërguar dhe pozicionuar kontejneri me çela në territorin e nënstacionit të vjetër dhe po punohet nga grupet e punës për lidhjen e tij me nënstacionin për të furnizuar të gjithë fiderat dalës dhe rikthyer energjinë konsumatorëve.

Dalipi informon se grupet e punës kanë punuar gjatë gjithë natës dhe po vazhdojnë punën pa ndërprerje për eliminimin e avarisë dhe rikthimin në normalitet të situatës së furnizimit me energji elektrike për zonën.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKOMENT – SYRIZA sërish drejt ndarjes?
Artikulli tjetërGarancitë dhe të drejtat e konsumatorëve, bashkia Tiranë: Rastet kur mbulohen defektet për produktet e blera