Ballina Bota

GJERMANI – Kërcënim me bombë në transmetuesin ZDF

MAINZ, 23 tetor /ATSH-DPA/ – Transmetuesi gjerman ZDF mori një kërcënim me bombë sot në mëngjes, duke çuar në evakuime në selinë e tij në qytetin perëndimor gjerman të Mainz.

Policia tha se disa ndërtesa në ambientet e ZDF u evakuuan për të garantuar sigurinë e stafit dhe të punonjësve të tjerë.

“Ekspertët e Zyrës së Policisë Kriminale të Shtetit, si dhe organizatës së sigurisë të shoqëruar nga qenë të trajnuar posaçërisht ishin në vendngjarje”, tha një zëdhënëse e policisë.

Detaje të mëtejshme nuk janë bërë ende të ditura. //a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakEdicioni i 29-të i Festës së Verërave dhe Gështenjës në Pogradec
Artikulli tjetërMajko: Dy djem nga diaspora shqiptare bien në luftën e Ukrainës