Ballina Flash

BallkanFest, edicioni i 8-të i festivalit folklorik ndërkombëtar, në Prizren

Processed with VSCO with m5 preset

TIRANË, 19 tetor/ATSH/ Festivali multietnik i këngëve tradicionale dhe folklorit “BallkanFest”, përmbylli edicionin e tij të 8-të, në Prizren.

Festivali bëri bashkë pjesëmarrës nga të gjitha komunitetet e Republikës së Kosovës, mbi 250 interpretues nga shoqëritë kulturore dhe artistike nga vendet fqinje: Shqipëria, Kroacia, Bosnjë-Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Bullgaria, si dhe të ftuarit special që vinin nga nga Lugina e Preshevës.

Qëllimi i festivalit “BallkanFest” është promovimi dhe ruajtja e këngëve tradicionale, folklorit, valleve, diversitetit kulturor dhe trashëgimisë kulturore.

Festivali u organizua nga Shoqata për Kulturë “PLEJADA – Prizren” dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ishte një nga mbështetetësit kryesorë të tij.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGjiknuri: Vota e diasporës mëse e mirëpritur, vendi ka nevojë për energji të reja
Artikulli tjetërSoreca: Të garantohet votimi i emigrantëve, procesi me konsensus