Ballina Bota

SOFT NEWS – Një tren dërgon gabimisht eurodeputetët në… Disneyland!

BRUKSEL, 17 tetor /ATSH-AA/ – Një tren me shpejtësi të lartë që u nis nga kryeqyteti i Belgjikës, Bruksel, dhe që transportonte deputetë të Parlamentit Evropian (PE), mbërriti gabimisht në parkun argëtues Disneyland në Paris në vend të Strasburgut.

Kanali BFMTV njoftoi se treni me shpejtësi të lartë që u nis nga Brukseli mëngjesin e sotëm ishte planifikuar të mbërrinte në Strasburg.

Megjithatë, treni që transportonte eurodeputetë u devijua në linjën e gabuar kur mbërriti në stacionin Roissy-Charles-de-Gaulle në Francë.

Treni gabimisht i dërgoi eurodeputetët në Disneyland të Parisit, 400 kilometra larg, në vend të Strasburgut.

Kompania franceze hekurudhore SNCF deklaroi se treni me përfaqësuesit u nis për në Strasburg me 45 minuta vonesë.

Eurodeputetët do të marrin pjesë në Asamblenë e Përgjithshme në ndërtesën e PE-së në Strasburg./   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKoçiu: Shpërndahen 260 mijë doza vaksinash kundër gripit të stinës
Artikulli tjetërTirana mikpret Macron: “Mirë se erdhët z. President”