TIRANË, 17 tetor /ATSH/ Tirana ka mikpritur sot Presidentin e Republikës së Francës, Emmanuel Macron, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në vendin tonë, e para e një presidenti francez në Shqipëri që prej vendosjes së marrëdhënieve mes dy vendeve, 101 vjet më parë.
Në godinën e Korpusit Universitar është varur një banderolë ku shkruhet në frëngjisht, “Mirë se erdhe z. President”.
Macron nisi mbrëmë vizitën e tij në Tiranë ku dekoroi shkrimtarin e shquar Ismail Kadare me dekoratën e “Oficerit të Lartë të Legjionit të Nderit”.
Më pas në në Pallatin e Brigadave u shtrua një darkë zyrtare e mbajtur me miqtë e Francës, në nderim të Presidentit francez Emmanuel Macron.
Ditën e sotme Macron u takua me Presidentin e Republikës, Bajram Begaj.
Më pas në Kryeministri u nënshkruan disa marrëveshje mes vendit tonë dhe Francës.
Presidenti Macron dhe kryeministri Rama dhanë dhe një konferencë të përbashkët për mediet. Ndërsa më pas morën pjesë në ceremoninë hapjes së vilës së ish-diktatorit për artin dhe shndërrimin në një rezidencë artistësh, në një bashkëpunim me fondacionin francez “Art Explora”.
/r.e/























