TIRANË, 15 tetor/ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, vijoi këtë të dielë turin e tij me takime në të gjithë vendin.
Ditën sot, kreu demokrat ka vendosur ta ndajë me qytetarët e Burrelit, ku edhe do të zhvillojë takime në gjithë territorin e kësaj bashkie.
Basha ndau në rrjetet sociale foto të takimit me qytetarët e Burrelit.























