Ballina Bota

SHBA – Policia qëllon për vdekje personin që përplasi makinën me konsullatën kineze

SAN FRANCISKO, 10 tetor /ATSH/ – Policia e San Franciskos ka qëlluar dhe vrarë një burrë që përplasi dje makinën e tij në konsullatën kineze, sipas BBC.

Një deklaratë e policisë tha se burri i paidentifikuar u qëllua pasi oficerët mbërritën në vendngjarje.

Pamjet në internet treguan një makinë ”Honda” blu në holl dhe dhjetëra njerëz që po largoheshin nga ndërtesa e konsullatës.

Një deklaratë e konsullatës dënoi incidentin, duke shtuar se ai përbënte një “kërcënim serioz” për sigurinë e stafit të saj dhe njerëzve të tjerë në vendngjarje.

”Ne e dënojmë fuqishëm këtë sulm të dhunshëm dhe rezervojmë të drejtën për të ndjekur përgjegjësinë për incidentin”, tha ajo.

Ministria e Jashtme e Kinës ka akuzuar individin e paidentifikuar se ka hyrë në konsullatë për të lënduar njerëzit brenda zyrës.

Policia tha se një hetim i hapur dhe aktiv ishte duke u zhvilluar, por nuk ka zbuluar shumë informacione.

Policia thotë se është ende duke u përpjekur për të përcaktuar saktësisht se sa persona ndodheshin në zyrë në momentin e ngjarjes.

Fotot nga konsullata menjëherë pasi makina u fut në ndërtesë, tregojnë një prani të madhe të policisë me ndërtesë.

Nuk raportohet për të lënduar nga brenda konsullatës.

San Francisko do të presë Bashkëpunimin Ekonomik Azi-Paqësor muajin e ardhshëm me presidentin kinez Xi Jinping që pritet të marrë pjesë./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLegjislacioni në fushën e akreditimit sipas rregullores së Këshillit Europian
Artikulli tjetërRisi dhe shërbime të përmirësuara, DPSHTRR arkëtime rekord mbi 2.5 miliardë lekë