Ballina Aktualitet

Peleshi: Anija “Butrinti” në operacionin e shpëtimit të 18 emigrantëve në Egje

TIRANË, 9 Tetor/ATSH/ Forcat Detare Shqiptare, pjesë e misionit të NATO-s ishin pjesë e operacionit të shpëtimit të 18 emigrantëve në ujërat e detit Egje.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, përmes një reagimi në rrjetet sociale ka bërë të ditur se anija “Butrinti”, ka mbyllur me sukses në bashkëpunim me forcat turke, mëngjesin e të hënës operacionin e kërkim shpëtimit të 18 emigrantëve në detin Egje.

“Anija “Butrinti” pjesë e misionit të Nato-s ‘Sea Guardian’, në bashkëpunim me Rojën Bregdetare turke kryen me sukses mëngjesin e sotëm operacionin e përbashkët të kërkim-shpëtimit të 18 emigrantëve në ujërat e Egjeut”, thekson Peleshi.

“Mirënjohje të gjithë efektivëve tanë për punën e tyre të jashtëzakonshme në mbrojtjen dhe ruajtjen e sigurisë detare në Mesdhe”, përfundon Peleshi.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: Palestra e re shkollore u vjen në ndihmë edhe ekipeve profesioniste në Lushnjë
Artikulli tjetërMbrëmje artistike kushtuar familjes korçare Jorganxhi