Ballina Flash

Basha: Lufta kundër korrupsionit, prioritet

TIRANË, 8 tetor/ATSH/ Pas bisedës me të rinjtë, kryetari i Partisë Demokratike,  Lulzim Basha,  gjatë paradites takoi e bisedoi me qytetarë e sipërmarrës të qytetit të Fierit.

Qytetarët i thanë Bashës se papunësia është një problem i madh edhe në Fier.

Në një postim në rrjetet sociale Basha shkruan se “përkeqësimi i situatës ekonomike ka rritur emigracionin në Fier ashtu si në të gjithë vendin. Shqetësimet e qytetarëve lidhen me çmimet e larta të ushqimeve, tarifave, naftës, gazit, energjisë.  1 në 3 familje nuk kanë mundësi të përdorin naftën, gazin apo energjinë elektrike për transport, ndriçim apo ngrohje gjatë dimrit duke e bërë edhe më të vështirë situatën për mijëra familje”.

“Shqipëria më e varfra në rajon, renditet ndër vendet më të korruptuara të botës.  Vetëm afera e inceneratorëve, viktimë e së cilës është dhe Fieri, iu kushton shqiptarëve 430 milionë euro. Para të cilat vidhen, ndërkohë që qytetet tona mbulohen nga smogu, mbushen me plehra, sepse e gjitha është veçse një skemë mashtrimi, vjedhje dhe shfrytëzimi”, theksoi Basha.

Prandaj, shtoi Basha,  lufta kundër korrupsionit është për Partinë Demokratike prioriteti kryesore.

“Ne mbështesim dhe inkurajojmë SPAK-un ti shkojë deri në fund ndëshkimit të zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të korruptuar që po varfërojnë dhe zbrazin Shqipërinë”, tha Basha.

 

/k.s/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSOFT NEWS – Dje në Skoci ra shiu i një… muaji!
Artikulli tjetërRama: Java e Kulturës Amerikane, filma dhe muzikë nga Hollywood-i