Ballina Bota

SHBA – Shtëpia e Bardhë: Biden informohet për sulmin e tmerrshëm terrorist të Hamasit

UASHINGTON, 7 tetor /ATSH-AFP/ – Presidenti i SHBA Joe Biden është “informuar” nga këshilltarët e tij të sigurisë kombëtare për “sulmin e tmerrshëm terrorist të Hamasit” kundër Izraelit dhe vazhdon të monitorojë situatën, tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë të shkurtër.

Izraeli, një vend me të cilin Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleatë të ngushtë, dhe Rripi i Gazës ishin sërish në luftë të shtunën pas nisjes së një ofensive ushtarake të befasishme nga Hamasi, i cili hodhi mijëra raketa.

Deri tani janë 40 izraelitë dhe rreth 200 palestinezë të vdekur./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNoka: Kërkojmë rishikimin e akuzës për dhunën ndaj Bilbil dhe Jashar Majës
Artikulli tjetërKoçiu me stafin mjekësor të Spitalit të Traumës: Vijim i investimeve dhe fuqizim i kapaciteteve