Ballina Ekonomi

Zhvlerësohet euroja, dollari fiton terren

TIRANË, 2 tetor/ATSH/ Dollari amerikan u forcua në kursin e këmbimit me lekun, ndërsa euroja dhe paundi humbën terren.

Sipas kursit të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, të hënën një euro u këmbye me 106.37 lekë, duke humbur 0.26 pikë krahasuar me të premten, ndërsa një dollar u këmbye me 100.95 lekë, duke fituar 0.47 pikë.

Poundi britanik u këmbye me 122.90 lekë, ose 0.23 lekë më pak se të premten e javës së shkuar, ndërsa franga zvicerane u këmbye me 110.57 lekë, ose 0.35 lekë më tepër.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakHoxha: Mbi 20 mijë studentë ndjekin vitin e ri akademik në Universitetin e Tiranës
Artikulli tjetërPërkujtohet At Bernardin Palaj, poet e mbledhës i folklorit shqiptar