Ballina Aktualitet

Bushka: Avancimi i Reformës në Drejtësi, i rëndësishëm për eficiencën e gjyqësorit

TIRANË, 29 shtator /ATSH/ Kryetarja e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, Klotilda Bushka zhvilloi një takim pune me dy bashkëraportuesit për Shqipërinë, Asim Mollazada dhe Ionut Stro nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës, si edhe zëvendësshefin e sekretariatit të Komitetit të Monitorimit të Asamblesë, Bas Klein.

Bushka nënvizoi se, në fokus të diskutimeve ishin rezultatet e reformës në drejtësi dhe u ritheksua rëndësia e avancimit të saj, veçanërisht për rritjen e eficiencës së sistemit gjyqësor.

Asim Mollazada (Azerbajxhan, KE/DA) dhe Ionut Stroe (Rumani, EPP/CD), bashkëraportues të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE) për monitorimin e detyrimeve dhe angazhimeve nga Shqipëria, zhvilluan një vizitë faktmbledhëse në vend.

Diskutimet u fokusuan kryesisht në zhvillimet e fundit politike, reformën në drejtësi, luftën kundër korrupsionit, demokracinë lokale dhe decentralizimin, situatën e minoriteteve dhe lirinë e medias.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMbështetje për zgjerimin e pemëtoreve, AZHBR përmes IPARD II ka nënshkruar 40 kontrata
Artikulli tjetërMashtruan biznesmenin për t’i marrë 70 000 euro, 2 në pranga e 2 në kërkim