TIRANË, 26 shtator/ATSH/ Në Spitalin Universitar Obstetrik Gjinekologjik “Koço Gliozheni” ka mbërritur në fazën përfundimtare rikonstruksioni i ambienteve.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu vizitoi nga afër punimet për rikonstruksionin e këtij spitali.
“Rikonstruksioni përfshin tjetërsimin e Qendrës së Shëndetit të Gruas, shërbimin pritës dhe atë akomodues për të gjitha urgjencat mjekësore”, tha Koçiu në një postim në rrjetet sociale.
Ministrja Koçiu u shpreh se “pajisja me teknologjinë bashkëkohore, është një tjetër hallkë e rëndësishme e këtij investimi që do të përmirësojë kushtet e shërbimit obstetrik”.
“Vizita e sotme në maternitetin “Koço Gliozheni”, më dha gjithashtu mundësinë për të njohur e folur nga afër me gjithë ekipin e mjekëve”, tha Koçiu.
/k.s/r.e/























