Ballina Flash

​Dy serbë hynë ilegalisht nga Serbia, ndalohen nga policia e Kosovës

PRISHTINË, 23 shtator/ATSH/- Njësitë policore kanë ndaluar një veturë me targa të huaja me drejtues serb, në cilën ka qenë edhe një pasagjer serb.

Sipas Policisë, ata janë ndaluar mbrëmë në fshatin Koshuticë të Leposaviqit, ku dyshohet se vetura ka hyrë në territorin e Republikës së Kosovës duke iu shmangur pikë kalimeve të rregullta kufitare.

Është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që ndaj të dyshuarve të iniciohet rasti ‘kalim i paautorizuar i kufirit’ dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt. /KosovaPress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama podcast me dy motra që bimët e tokës shqiptare i kanë kthyer në produkte luksi edhe në vitrinat e botës
Artikulli tjetërArtistët e rinj italianë dhe yjet e muzikës shqiptare koncert në Tiranë