Ballina Flash

OSBE, mbështetje për çështjet e qeverisjes mjedisore në Bulqizë dhe Dibër

TIRANË, 21 shtator /ATSH/ Prezenca e OSBE në Shqipëri mbështeti një sërë takimesh vendore të rëndësishme, të zhvilluara nga Grupi Këshillimor për Mjedisin, me synim angazhimin e aktorëve vendorë në Bashkinë Bulqizë dhe Dibër, si dhe të Administratës së Zonave të Mbrojtura të Dibrës dhe organizatave vendore të shoqërisë civile.

Në qendër të vizitës dyditore qe përfshirja në diskutime të lidhura me çështjet e qeverisjes mjedisore në nivel vendor të tilla si për shembull kompetencat ligjore, bashkëpunimin institucional në nivel vendor, burimet financiare për çështjet mjedisore dhe angazhimi i organizatave joqeveritare.

Këto takime të rëndësishme u mundësuan nga Prezenca dhe u bashkorganizuan në partneritet me bashkëpunëtorin REC Albania.

Gjatë këtyre takimeve, anëtarët e Grupit Këshillimor theksuan rëndësinë e këtij formati takimesh vendore për forcimin e lidhjeve bashkëpunuese dhe nxitjen e shkëmbimit të përvojave të paçmuara dhe njohurive teknike.

Prezenca mbetet një partner kryesor dhe i vendosur në përkushtimin tonë për të mbështetur nismat që bashkojnë profesionistë të ndryshëm për të trajtuar aspektin gjithëpërfshirës të çështjeve mjedisore, duke përdorur një qasje shumëpalëshe.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTregtonin produkte online pa faturë, Policia: 2 të arrestuar, 228 ora e aksesorë dhe 5 100 euro të sekuestruara
Artikulli tjetërDita Ndërkombëtare e Paqes, OKB: Luftoni pabarazinë