Ballina Bota

OKB – Takim Mitsotakis-Erdogan

NJU JORK, 19 shtator /ATSH-ANA/ –  Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis pritet të mbërrijë sonte në Nju Jork.

Ai do të takohet me presidentin turk, Recep Tajip Erdogan dhe do t’i drejtohet Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së të enjten.

Kryeministri Mitsotakis informoi në një takim online për veprimet që duhen ndërmarrë për lehtësimin e rajoneve të prekura nga përmbytjet

Kryeministri u informua edhe për ecurinë e punës për ndihmë në zonat e goditura nga përmbytjet, në një telekonferencë me Qendrën Koordinuese të Operacioneve të Thesalisë.

Kryeministri u informua gjithashtu për përpjekjet për mbledhjen dhe asgjësimin e kufomave të kafshëve të ngordhura dhe çështje të tjera të shëndetit publik si dhe përpjekjet për rivendosjen e furnizimit me ujë dhe riparimin e rrugëve./   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakHidhet shorti i edicionit të pestë i FSHF “Sunday League”
Artikulli tjetërPërgatitjet për UEFA Development, Kombëtarja e vajzave U-15 seleksionime me elementet e reja