MOSKË, 13 shtator /ATSH-DPA/ – Sundimtari i Koresë së Veriut, Kim Jong Un i ka premtuar presidentit rus Vladimir Putin ndihmën në luftën e Rusisë kundër Ukrainës, pas takimit me Putin në kozmodromin ”Vostochny”, sipas raporteve të medias.
”Rusia po mbron sovranitetin dhe sigurinë e saj”, tha Kim në një takim me Putinin, sipas agjencisë së lajmeve Interfax.
“Ne do të vazhdojmë të mbështesim të gjitha vendimet e Putinit dhe vendimet e qeverisë ruse. Unë shpresoj se do të jemi gjithmonë së bashku në luftën kundër imperializmit dhe në ndërtimin e një shteti sovran”, shtoi ai.
Përveç çështjeve të teknologjisë raketore, sipas vëzhguesve, në axhendën e takimit janë edhe dërgesat e armëve dhe municioneve nga Koreja e Veriut në Rusi./ a.jor.





















