TIRANË, 13 shtator /ATSH/ Trajneri portugez Fernando Santos është shkarkuar sot nga përfaqësuesja e Polonisë.
Humbja 2-0 në Tiranë përballë kuqezinjve me golat e Jasir Asanit dhe Mirlind Dakut i ka kushtuar shtrenjtë teknikut portugez, i cili largohet nga bankina polake pas rreth nëntë muajsh.
Eksperienca e tij në pankinën polake nuk ka rezultuar pozitive, teksa pas 5 ndeshjes, Polonia ka grumbulluar vetëm 6 pikë në grupin E, me 2 fitore dhe 3 humbje. Ajo renditet e katërta në grup pas Shqipërisë, Çekisë dhe Moldavisë, duke rrezikuar mospjesëmarrjen në kampionatin evropian, Gjermani 2024.
Santos ishte trajner i përfaqësueses polake që nga janari i vitit 2023.
/r.e/






















