Ballina Aktualitet

Soreca takon Begajn, vlerësoi rolin e Shqipërisë si një aktor konstruktiv rajonal

TIRANË, 12 shtator/ATSH/ I Ngarkuari me Punë i Bashkimit Evropian në Tiranë, ambasadori Luigi Soreca zhvilloi sot një takim me Presidentin Bajram Begaj.

Në një postim në rrjetet sociale delegacioni i BE-së bën të ditur se takimi u zhvillua në një moment kyç për zgjerimin e BE-së dhe procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.

Soreca e inkurajoi Shqipërinë që të vazhdojë të mbështesë në mënyrë aktive politikën e jashtme, të sigurisë dhe të mbrojtjes të BE-së dhe vlerësoi rolin e Shqipërisë si një aktor konstruktiv rajonal.

“Së bashku me Shqipërinë, ne vazhdojmë rrugëtimin drejt një Evrope më të qëndrueshme, më të sigurt dhe më të begatë”, theksohet në postimin e delegacionit të BE-së.

/k.s/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSpanja tërheq urdhrin që i dha diktatorit kilian Pinochet në 1975
Artikulli tjetërZbulohen shenja të mundshme të jetës, cili ështe planeti K2-18b?