Ballina Ekonomi

Nis punimet Samiti i 8-të Global i Partneritetit për Qeverisje të Hapur

TIRANË, 6 shtator/ATSH/ Samiti i 8-të Global i Partneritetit për Qeverisje të Hapur nisi sot punimet dyditore. Samiti po mbahet në Talin, kryeqyteti i Estonisë.

Shqipëria përfaqësohet në këtë samit nga ministrja e Shtetit për Standardet e Shërbimeve, Milva Ekonomi.

Samiti Global i OGP ofron një mundësi për përfaqësuesit e vendeve të ndryshme, shoqërisë civile dhe palëve të tjera të interesit që të shkëmbejnë përvojat, praktikat më të mira dhe përparimin në iniciativat dhe zbatimin e qeverisë së hapur.

Programi i Samitit do të kontribuojë në përparimin e qëllimeve dhe temave si antikorrupsion, qeverisje digjitale, klima dhe mjedisi, drejtësia e hapur, pjesëmarrja publike dhe hapësira qytetare, qëndrueshmëri demokratike.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSekuestrohen 4 armë zjarri dhe fishekë, arrestohet 61-vjeçari në Fier
Artikulli tjetërPërbërja e KZAZ për zgjedhjet në Kukës, Çefa shortohet relator i ankesës së PD