TIRANË, 6 shtator/ATSH/ Bashkia e Tiranës ka rikonstruktuar rrjetin e ri të kanalizimeve në Bulevardin e Ri, rrugën “Siri Kodra” dhe rrugën “Karl Gega”.
Grupet e punës kanë bërë të mundur zëvendësimin e rrjetit të vjetër, i cili shkaktonte probleme në rrjetin KUZ me rrjetin e ri.
Ky investim i jep zgjidhje problemit të furnizimit me ujë të pijshëm për banorët e kësaj rruge, por njëkohësisht eliminon humbjet e shkaktuara në rrjet nga amortizimi.
Bashkia e Tiranës vijon të realizojë një sërë investimesh të rëndësishme në shumë zona të kryeqytetit.
/k.s/r.e/













