TIRANË, 3 Shtator/ATSH/ “Teuta” dhe “Tirana” nuk kanë arritur më shumë se një barazim në sfidën e luajtur të shtunën në mbrëmje në ‘Niko Dovana” të qytetit bregdetarë.
Ndeshja e vlefshme për javën e dytë të superligës, ka dhuruar katër gola, por jo një fitues. Djemtë e detit edhe pse e nisën sfidën në sulm, duke ushtruar presion tek miqtë, e kanë pësuar golin menjëherë. Ishte Hasasni, që në minutë e katërt dërgoi topin në rrjetën e durrsakeve, duke përfituar nga një gabim i mbrojtësve të “Teutës”.
Kjo nuk demoralizoi vendasit, të cilët sërish u shfaqën në zonën kundërshtare duke krijuar dhe disa raste. Barazimi erdhi në minutën e 10’, pas një 11-të metërshi të akorduar nga gjyqtari i sfidës, pasi konsultimit në “VAR”. Për vendasit ishte Fili që dërgoi topin në rrjetë nga pika e bardhë e 11-të metërshit, ndërsa portiere Hila nuk arriti ta neutralizoi goditjen e lojtarit durrsak. Rifillimi i lojës do të shihte sërish vendasit më agresivë, teksa “Tirana” e Orges Shehit përpiqej të rrezikonte kundërshtarin përmes kundërsulmeve. Por në fund, serish do të ishte agresiviteti i vendasve që do të kishte rezultat. Në minutën e 20-të ishte Gjinollari që përmbysi ndeshjen për “Teutën”, pas një aksioni nga e djathta me Peposhin.
Pjesa e dytë ishte një tjetër refren. Bardheblutë ishin më kërkues dhe arritën të barazonin shifrat me Najdovskin në minutën e 59-të. Një këndore dhe krosimi i Hasanit sollën barazimin që në fund u përkthye me pikë. Ndeshja vijoi me raste nga të dyja krahët, por pa u gjetur më rruga rrjetës. “Tirana” tashmë ka 4-ër pikë, ndërsa “Teuta” vetëm 1 pikë, pasi kjo ishte dhe sfida e parë në superligë për këtë sezon.
Java e dytë mbyllet sot me dy sfida “Kukësi”- “Egnatia” në ora: 16:00 dhe
“Partizani”- “Laçi” në ora: 19:00
Rezultatet e javës së II të Superligës:
Të premten:
“Erzeni”-“Vllaznia” 2-2
“Skënderbeu”-“Dinamo City” 2-0
Të shtunë:
“Teuta”-“Tirana” 2-2
Të Dielë (sot)
“Kukësi”- “Egnatia” ora: 16:00
“Partizani”- “Laçi” ora: 19:00
Klasifikimi
1. Skënderbeu 6 pikë
2. Vllaznia 4 pikë
3. Tirana 4 pikë
4. Erzeni 2 pikë
5. Laçi 1 pikë
6. *Teuta 1 pikë
7. *Partiani 0 pikë
8. Egantia 0 pikë
9. Dinamo City 0 pikë
10. Kukësi 0 pikë
*Partizani dhe Teuta 1 ndeshje më pak













