Ballina Flash

Zyrtare, Metondo largohet nga “Partizani”

TIRANË, 30 gusht/ATSH/ Klubi i “Partizanit” njofton largimin nga skuadra të Masanga Matondo përmes një marrëveshje transferimi me vlerën 600 mijë euro. Klubi i kuqë njofton përmes rrjeteve sociale se “Partizani” ka arritur një marrëveshje me klubin nga Turqia të “Hatayspor” për transferimin e futbollistit 24-vjeçar.

Sipas njoftimit të klubit, “Demat e kuq” do të kenë mundësi të përfitojnë dhe të ardhura të tjera në rast të një rishitje të lojtarit, pasi sipas marrëveshjes, klubi i kuq në rast të rishitjes së Matondo do të marrin 20% të vlerës.

Kongolezi u bashkua si një lojtarë i lirë me “Demat”, pa paguar asnjë lekë, në janarin e 2022, për të qenë pika kyçe e mesit të fushës sezonin e shkuar. Ndërkohë që vlera e tij në treg llogaritej 500 mijë euro.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakUKRAINË – Sulme raketore ruse në Kiev përgjatë gjithë natës
Artikulli tjetërLektorati i DAAD-it, pikë takimi midis universiteteve dhe instituteve kërkimore shqiptare dhe gjermane