Ballina Bota

UKRAINË – Sulme raketore ruse në Kiev përgjatë gjithë natës

KIEV, 30 gusht /ATSH-DPA/ – Kryeqyteti ukrainas, Kiev u sulmua përgjatë gjithë natës së djeshme nga raketat ruse.

Sipas raportimeve, ka pasur shpërthime të forta të raketave kundërajrore mbi qytet.

“Në të paktën dy zona, mbetjet e raketave ranë mbi ndërtesa”, tha kryebashkiaku Vitali Klitschko në Telegram.

Sipas Klitschko, disa zjarre kanë përfshirë një ndërtesë administrative dhe një ndërmarrje tregtare.

Të paktën dy persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur.

Valës së raketave nga drejtimi i detit Kaspik i parapriu një sulm me dronë nga veriu.

Një alarm ajror është dhënë në të gjithë vendin.

Ka pasur gjithashtu raporte për raketa që mund të godasin rajonin e Odesës, në jug të Ukrainës.

Ukraina ka luftuar kundër pushtimit rus për më shumë se 18 muaj.

Sistemi ukrainas i mbrojtjes ajrore po modernizohet me ndihmën perëndimore./ /a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakHedhje me parashutë, Golemi: Një atraksion më shumë për vizitorët e Gjirokastrës
Artikulli tjetërZyrtare, Metondo largohet nga “Partizani”