Ballina Bota

SARAJEVË – Escobar: Mbështetje për integritetin dhe sovranitetin e Bosnjë-Hercegovinës

SARAJEVË, 29 gusht /ATSH-ANSA/ – I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar mbërriti për një vizitë në Sarajevë.

Në bisedimet fillestare me ambasadorin e SHBA-së në Bosnjë-Hercegovinë, Michael Murphy dhe ministrin e Mbrojtjes të Bosnjës Zukan Helez, u diskutua përkushtimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për integritetin territorial, sovranitetin dhe karakterin multietnik të Bosnjë-Hercegovinës.

Në të njëjtën kohë, Escobar shprehu mbështetjen e tij të fortë për Forcat e Armatosura të Bosnjës, duke theksuar nevojën për vazhdimin dhe thellimin e reformave në fushën e mbrojtjes, me synimin për anëtarësimin e vendit ballkanik në NATO.

Sipas ambasadës amerikane, qëllimi i vizitës së Escobar në Sarajevë është të diskutojë situatën në vend me lidershipin vendas në dritën e përshkallëzimit të sulmeve, ndaj Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit, rendit kushtetues dhe shtetit boshnjak. //a.i/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTeatri Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, aktivitet të ngjeshur artistik brenda e jashtë vendit
Artikulli tjetërShqipëria U-19 pret Azerbajxhanin në miqësore