Ballina Flash

F1 – Holanda, stacioni i radhës

AMSTERDAN, 26 gusht /ATSH-AA/ – Holanda do të presë garën e 13-të të sezonit në Kampionatin Botëror në Formula 1, raporton Anadolu.

Xhirot për renditjen në Çmimin e Madh të Holandës do të fillojnë nesër, në pistën prej 4.2 km që mbart të njëjtin emër me qytezën Zandvoort në brigjet e Detit Verior, ndërsa gara prej 72 xhirosh do të mbahet të dielën më 27 gusht në orën 15:00.

Deri më tani Max Verstappen nga Red Bull ka fituar 10 gara, ndërsa shoku i tij i skuadrës, Sergio Perez, dy gara. Etapa e 6-të e sezonit, Çmimi i Madh i Emilia Romagna në Itali u anulua për shkak të kushteve të pafavorshme të motit.

Pesë vendet e para të klasifikimit të pilotëve dhe ekipeve janë si më poshtë:

Pilotët

1. Max Verstappen (Hollandë): 314 pikë

2. Sergio Perez (Meksikë): 189

3. Fernando Alonso (Spanjë): 149

4. Lewis Hamilton (Britani e Madhe): 148

5. Charles Leclerc (Monako): 99

 

Ekipet

1. Red Bull: 503

2. Mercedes: 247

3. Aston Martin: 196

4. Ferrari: 191

5. McLaren: 103    /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLONDER – Muzeu Britanik: Mbi 2 000 sende janë grabitur por kemi nisur rekuperimin e tyre
Artikulli tjetërRama: Platforma e-Transport, informacione në kohë reale për udhëtarët