TIRANË, 25 gusht/ATSH-Maela Marini/ Kryeministri Edi Rama lajmëroi sot së shpejti do të mblidhet edhe Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste për të marrë disa vendime për ecurinë e mëtejshme të qeverisë.
Pyetjes nëse do të ketë ndryshime në qeveri, Rama iu përgjigj: ‘Prisni dhe pak ditë mbledhja e Asamblesë së PS-së vjen shpejt”.
Kryeministri përjashtoi po ashtu çdo mundësi të mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme, duke iu përgjigjru kështu interesit të një gazetari.
“Mos humbisni kohë me këto thashetheme që janë për nën çadrën e plazhit dhe jo për të humbur kohën ne këtu në godinën e qeverisë”, tha Rama.























