Ballina Flash

Parashikimi i motit, e premte, 25 gusht 2023

TIRANË, 25 gusht/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se, për ditën e Premte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa dhe të nxehta me origjinë nga Afrika e Veriut.

Moti parashikohet fillimisht i kthjellet, me pas prej orëve të mesditës deri ato të pasdites vonë vranësira mesatare deri të dendura. Ne orët e mbrëmjes e në vazhdim mot me vranësira të pakta kalimtare e kthjellime.                       

Reshje me intensitet të ulët deri në mesatar të cilat do të jenë vrullshme shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër kryesisht në pjesën juglindore të vendit.Ndërsa reshje shiu ne intensitet të ulët të karakterit lokal do të jenë në zonat kodrinore malore në veri –verilindje  të vendit. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje 1-8m/s.Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 22/37 Diell re
Kukës 17/31 Diell re shi
Lezhë 25/35 Diell re
Dibër 16/32 Diell re shi
Durrës 23/37 Diell re
Tiranë 24/38 Diell re shi
Elbasan 21/38 Diell re shi
Berat 19/38 Diell re shi
Vlorë 21/37 Diell re
Korcë 16/30 Diell re shi
Gjirokastër 17/36 Diell re shi
Sarandë 23/33 Diell re shi

 

 

                                                               

                 

           

                          

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBERLIN – Baerbock kundër spekulimeve për rrëzimin e avionit ku ndodhej Prigozhin
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 25/8/2023