Ballina Flash

Parashikimi i motit, e martë, 22 gusht 2023

TIRANË, 22 Gusht/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se,  Për ditën e Martë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme falë masave ajrore relativisht të thata dhe të nxehta me origjinë nga Afrika e Veriut.

Moti parashikohet fillimisht i kthjellët në të gjithë territorin ndërsa prej orëve të mesditës deri ato të pasdites vonë vranësira mesatare kalimtare. Reshje shiu të izoluara në relievet kodrinore malore të vendit.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje 1-7m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina era me  shpejtësi 8-12m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 25/38 Diell  re
Kukës 21/35 Diell re shi
Lezhë 29/36 Diell  re
Dibër 18/35 Diell re shi
Durrës 24/39 Diell re
Tiranë 28/38 Diell  re
Elbasan 24/38 Diell re
Berat 22/39 Diell re
Vlorë 25/37 Diell re
Korcë 17/32 Diell re
Gjirokastër 20/38 Diell re
Sarandë 21/35 Diell re
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMINSK – Ambasada e SHBA-së: Shtetasit amerikanë të largohen menjëherë nga Bjellorusia
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 22/8/2023