Ballina Aktualitet

Partneritet i fortë dhe bashkëpunim i vazhdueshëm Shqipëri-SHBA

TIRANË, 17 gusht /ATSH/ I Ngarkuari i ardhshëm me Punë i Ambasadës së SHBA në Tiranë, David Wisner, u takua së fundmi me Yuri Kim, Ndihmëssekretare e Shtetit në Detyrë për Çështjet e Europës dhe Euroazisë, në Uashington DC, njoftoi sot Ambasada e SHBA në Tiranë.

Ndihmëssekretarja në Detyrë e uroi Wisner për detyrën e tij të re në Shqipëri.

Ata diskutuan partneritetin e fortë SHBA-Shqipëri dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm në fushat e demokracisë, mbrojtjes dhe biznesit.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPelegrinazhi në malin e Tomorit, policia plan masash për të lehtësuar qarkullimin e mjeteve
Artikulli tjetërMoska gjobit Google, nuk hoqi “informatat e rreme” për luftën në Ukrainë