Ballina Bota

BM – Rritet shkalla e papunësisë

LONDËR, 15 gusht /ATSH-DPA/ – Shkalla e papunësisë në Britaninë e Madhe regjistroi një rritje në tre muajt deri në qershor, edhe pse pagat u rritën me një ritëm të shpejtë.

Zyra për Statistikat Kombëtare (ONS) tha se shkalla e papunësisë u rrit në 4,2% gjatë tremujorit, 0,3 pikë përqindje më shumë krahasuar me tremujorin e mëparshëm.

“Kjo është rritja më e lartë që në 2021, e cila i ka tejkaluar nivelet para pandemisë”, tha ONS.

Statisticienët thanë se paga e rregullt, e cila përjashton bonuset, u rrit në 7, 8% krahasuar me një vit më parë.

“Kjo është norma më e lartë e rritjes së rregullt vjetore që kemi parë që nga fillimi i regjistrimeve të krahasueshme në 2001,” tha ONS.

“Kjo është hera e parë që nga tetori 2021 që pagat reale janë rritur”, shtoi ONS.

Të dhënat treguan se numri i punonjësve u rrit me 97 000 në 30,2 milionë në korrik, megjithëse ONS tha se ky ishte një vlerësim i përkohshëm dhe pritej të rishikohej pas grumbullimit të më shumë të dhënave, muajin e ardhshëm. //a.i/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTeatri Eksperimental, shfaqje në Kalanë e Lëkursit, në Sarandë
Artikulli tjetërArtens Lazaj, përfaqësues i Shqipërisë në American Field Service Youth Assembly 2023