Ballina Flash

Shkodër, bashkia nis kontrollet për kontratat e parkimeve publike

TIRANE, 11 gusht/ATSH/ Bashkia e Shkodrës njoftoi se ka nisur punën për lirimin e parkimeve publike që janë zënë dhe kthyer në parkime të rezervuara.

Kështu, në vijim të punës për lirimin e hapësirave publike, në fokusin e Policisë Bashkiake janë tashmë edhe parkimet e rezervuara.

Sot, sipas bashkisë së Shkodrës, ka filluar verifikimi i kontratave, rregullsia e tabelave dhe sinjalistika horizontale, e cila duhet të jetë sipas gjurmës në kontratë.

“Po procedohet me aktkontrolle ndaj të gjitha atyre subjekteve që janë në shkelje të kontratave, me masa administrative gjobë në rastet kur kanë zënë dhe kthyer në parkim të rezervuar parkimet publike, si dhe po bëhet vijëzimi dhe kthimin në parkim publik, për të gjitha rastet e konstatuara me shkelje”, vuri në dukje bashkia e Shkodrës.

Gjatë këtyre javëve të pikut të sezonit veror, kjo bashkia ka nisur një sërë operacionesh për lirimin e hapësirave publike dhe sistemimin e qarkullimit sipas rregullave për të rritur sigurinë për qytetarët dhe vizitorët e shumtë që kanë mbushur Shkodrën.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGJERMANI – Berlini nis diskutimet për dërgimin e raketave “Taurus” në Ukrainë
Artikulli tjetërSiguria ushqimore, Krifca: Njësitë tregtare nuk tregtojnë mish pa vulën e sigurisë