Ballina Ekonomi

Udhërrëfyes për sektorin e agropërpunimit në Shqipëri

TIRANË, 10 gusht /ATSH/ Aktorët kryesorë kombëtarë dhe përfaqësues të sektorit të agropërpunimit në Shqipëri, organizuan në Tiranë takimin e parë për konsultimin e draftudhërrëfyesit për sektorin e agropërpunimit në Shqipëri.

Gjate takimit u prezantuan rezultatet e vlerësimit cilësor të kryer me sipërmarrjet që operojnë në këtë sektor, dhe u diskutuan parimet e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe praktikat pozitive të integruara nga këto shoqëri.

Pjesëmarrësit gjithashtu diskutuan mbi draftudhërrëfyesin për integrimin e ketyre Objektivave/parimet e Axhendës së Gjelbër të BE-së.

Draftudhërrëfyesi do të shërbejë si një dokument udhëzues për ndërhyrjet dhe iniciativat e ardhshme në këtë sektor, duke ofruar një seri objektivash, veprimesh dhe rolesh për të gjithë aktorët për të maksimizuar integrimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm /Axhendës së Gjelbër të BE-së në sektorin e agropërpunimit në Shqipëri.

Konsultimet u organizuan nga UNDP dhe FAO dhe po kryhen në kuadër të projektit “Bashkëpunimi me Sipërmarrjen dhe Zgjidhjet për Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm”, financuar nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA) zbatur nga PNUD.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRritet me 21% numri i kontejnerëve të përpunuar në Portin e Durrësit
Artikulli tjetërForcohen valutat në raport me lekun