TIRANË, 10 gusht /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, të enjten monedhat e huaja forcuan pozitat në raport me lekun, krahasuar me një ditë më parë.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan u forcua me 0.21 lekë dhe këmbehet me 94.21 lekë, ndërsa euroja u ngjit në kuotën e 103.78 lekëve, ose 0.57 lekë më shumë se të mërkurën.
Me 0.42 lekë, pozitat i ka forcuar edhe paundi britanik. Monedha britanike këmbehet me 120.18 lekë, ndërsa franga zvicerane u mbiçmua me 0.50 lekë dhe këmbehet me 107.88 lekë.
Sot në këmbim me lekun, edhe valutat e tjera kanë pësuar rritje.
| Monedha kryesore | Lekë për njësi të monedhës së huaj | |||
|---|---|---|---|---|
| Dollar amerikan | USD | 94.21 | +0.21 | |
| Euro | EUR | 103.78 | +0.57 | |
| Poundi Britanik | GBP | 120.18 | +0.42 | |
| Franga Zvicerane | CHF | 107.88 | +0.50 | |
| Jeni Japonez (100) | JPY | 65.50 | -0.08 | |
| Dollari Australian | AUD | 61.72 | +0.16 | |
| Dollari Kanadez | CAD | 70.27 | +0.18 | |
| Korona Suedeze | SEK | 8.85 | +0.03 | |
| Korona Norvegjeze | NOK | 9.25 | +0.03 | |
| Korona Daneze | DKK | 13.93 | +0.08 | |
| SDR | SDR | 126.00 | +0.39 | |
| Ari (OZ 1) | XAU | 180779.57 | -359.37 | |
| Argjendi (OZ 1) | XAG | 2145.48 | +6.39 | |
| Juani Kinez (onshore) | CNY | 13.07 | +0.02 | |
| Juani Kinez (offshore) | CNH | 13.05 | +0.03 | |
| Lira Turke | TRY | 3.48 | 0.00 | |
/r.e/























