Ballina Flash

Parashikimi i motit, e martë, 8 gusht 2023

TIRANE, 8 gusht/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet me alternime vranësirash mesatare deri të dendura si dhe kthjellime.

Reshje shiu me intensitet të ulët në veri të vendit, kryesisht në relievet kodrinore-malore në formën e rrebesheve të shpejta dhe  shtrëngatave e afatshkurtra.

Era do të fryjë me drejtim nga verilindje-veriperëndim me shpejtësi 1-9m/s, ndërsa në bregdet fiton shpejtësi deri 15m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 20/30 Diell re shi
Kukës 16/29 Diell re shi
Lezhë 17/30 Diell re shi
Dibër 14/29 Diell re shi
Durrës 20/33 Diell re shi
Tiranë 21/31 Diell re
Elbasan 18/31 Diell re
Berat 18/32 Diell re
Vlorë 18/29 Diell re
Korcë 13/27 Diell re
Gjirokastër 14/33 Diell re
Sarandë 15/30 Diell re

 

          

                         

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakConference League, “Partizani” me tre mungesa
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 08/8/2023