Ballina Flash

Conference League, “Partizani” me tre mungesa

TIRANË, 7 gusht/ ATSH/ “Partizani” në ndeshjen e parë të turit të tretë të Conference League do të paraqitet me tre mungesa.

Në sfidën e parashikuar të luhet më 10 gusht në Letoni, ndaj “Valmieras”, të kuqtë nuk do të kenë të disponueshëm Gjergji Kote, i operuar, Alfred Mensah të dëmtuar, por edhe të Salu Sembene, i cili është dëmtuar, duke thyer krahun gjatë seancave stërvitore. Ndërkohë në dyshim është Andi Hadrojn. Mbrojtësi i anësor nuk ka marrë pjesë në seancat e fundit stërvitore, pasi ka shfaqur probleme muskulorë. Mjekët e klubit të kuq e kanë nën monitorim.

Trashmë trajneri i “Partizanit”, Zekiç, duhet të bëjë llogaritë me tre mungesa për sfidën e parë. Të kuqtë kanë një kalendar tejet të ngjeshur, pasi pas ndeshjes në Letoni, në 12 gusht, dy ditë më vonë do të luajnë një miqësore me skuadrën e “Romës” të drejtuar nga Jose Murinho. Një ndeshje miqësore e trajtuar dhe si festë, ku pritet të jenë mbi 5000 të pranishëm në shkallët e stadiumit “Air Albania”.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakHoxhaj viziton Thaçin e Veselin në Hagë: Do të kthehen përsëri si çlirimtarë dhe fitimtarë
Artikulli tjetërParashikimi i motit, e martë, 8 gusht 2023