Ballina Flash

Messi shënon dy gola, Inter Miami kualifikohet në çerekfinale

MAIEMI, 8 gusht /ATSH-AA/ – Klubi amerikan i futbollit, Inter Miami, i cili së fundmi transferoi yllin argjentinas Lionel Messi, është kualifikuar në çerekfinalen e Kupës së Kampionëve 2023 organizuar nga Konfederata e Futbollit të Amerikës së Veriut, Amerikës Qendrore dhe Karaibeve (CONCACAF).

Në raundin e 1/16-të Inter Miami u përballë me Dallasin në Stadiumin Toyota në qytetin Frisco.

Pjesa normale e ndeshjes përfundoi me rezultatin 4-4.

Golat e Inter Miami i shënoi Messi në minutat e 6-të dhe 85-të, Benjamin Cremaschi në minutën e 65-të dhe Marco Farfan autogol në minutën e 80-të.

Ndërkaq, golat e Dallas i shënoi Facundo Quignon në minutën e 37-të, Bernard Kamungo në minutën e 45-të, Alan Velasco në minutën e 63-të dhe Robert Taylor autogol në minutën e 68-të.

Inter Miami në penalti e fitoi ekipin kundërshtar me rezultat 5-3.

Messi, nga ana tjetër, deri më tani shënoi 7 gola për klubin amerikan.  /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMuzeu Historik një prej destinacioneve të turistëve, mbi 13 mijë gjatë korrikut
Artikulli tjetërFRANCE – Boone: Partia gjermane AfD paraqet “rrezik për stabilitetin evropian”