Ballina Bota

TBILISI – Të paktën 11 të vdekur dhe 35 të zhdukur nga rëshqitjet e dheut

TBILISI, 5 gusht /ATSH-ANSA/ – Të paktën 11 persona vdiqën dhe të paktën 35 të tjerë rezultojnë të zhdukur si pasojë e rrëshqitjes së dheut në rajonin malor Racha të Gjeorgjisë veriperëndimore.

Lajmin e bëri të ditur Ministria e Brendshme e Tbilisit.

Nga të vdekurit e konfirmuar, dy janë nxjerrë nga balta në mbrëmje, katër të tjerët mëngjesin e sotëm.

Sipas ministrisë së Brendshme, gjithsej 210 persona janë evakuuar nga zona e fatkeqësisë që nga fillimi i operacioneve.

Është evakuuar edhe resorti luksoz ‘Sunset Shovi’ ku deri dje pasdite qëndronte familja e kryebashkiakut të Tbilisi dhe ish-lojtarit të AC Milan Kakhaber Kaladze. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMoti i keq, Policia e Vlorës: Shmangni lundrimin me mjete turistike
Artikulli tjetërBalla në aeroportin “Nënë Tereza”: 1 milion pasagjerë pritet të hyjnë dhe dalin nga Shqipëria gjatë gushtit