Ballina Ekonomi

Siguria ushqimore, AKU mbi 2 mijë inspektime në subjektet tregtare

TIRANË, 3 gusht /ATSH/ Autoriteti Kombëtar i Ushqimit bëri të ditur se ka kryer në shkallë vendi 2003 inspektime në subjekte të ndryshme tregtare gjatë javës 24-30 korrik.

Sipas AKU-së, 1463 inspektime janë kryer në pikat e kalimit kufitar dhe 540 kontrolle janë kryer në terren.

Nga kontrollet e kryera, janë bllokuar 2189 kg produkte ushqimore dhe asgjësuar 45 kg, pasi kanë rezultuar jashtë standardeve për konsum.

Për shkeljet e konstatuara AKU ka dhënë 14 masa administrative gjobë, me vlerë totale 2 600 000 lekë dhe ka dhë 84 paralajmërime për respektimin e standardeve.

AKU i bëri apel subjekteve të respektojnë standardet dhe rregullat e sigurisë ushqimore, teksa njoftoi se kontrollet janë intensifikuar në çdo drejtim për garantimin e shëndetit të  konsumatorëve.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBorsh, 10 orë operacion kërkim-shpëtimi gjatë natës në det të hapur në ndihmë të 28-vjeçarit
Artikulli tjetërSEUL – Të paktën një viktimë dhe 13 të plagosur nga një agresor me thikë