Ballina Aktualitet

Lojëra fati të paligjshme, arrestohen dy shtetas në Lezhë

TIRANË, 1 gusht/ATSH/ Shërbimet e Policisë Lezhë në bashkëpunim me FNSH Shkodër goditën një rast të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, në një objekt trekatësh në fshatin Rrilë të Lezhës.

Policia e Lezhës finalizoi operacionin e koduar “Game Over”, si rezultat i të cilit u vunë në pranga shtetasit A. N., 38 vjeç, banues në fshatin Rrilë, Lezhë, dhe G. K., 30 vjeç, banues në Krujë.

Të dy këta shtetas u kapën në flagrancë teksa kishin organizuar në ambientet e një lokali në pronësi të 38-vjeçarit, në fshatin Rrilë, lojën e fatit “Poker”, në kundërshtim me ligjin.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 12 shtetas që u kapën duke luajtur në këtë lokal, si dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një tavolinë “Pokeri”, letra dhe çipsa.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të juridiksionit të përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

/m.m/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGjobitje për hedhjen e mbeturinave në rrugë, Kumbaro publikon rastin në Vlorë
Artikulli tjetërGREQI – Dënime më të rrepta për zjarrvënësit