Ballina Aktualitet

Balla takim me King-Smith: Bashkëpunim në luftën ndaj krimit të organizuar dhe emigracionit ilegal

TIRANË, 19 korrik/ATSH/ Ministri i Brendshëm Taulant Balla u takua me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Alastair King-Smith, i cili i përcolli urimet për detyrën e re, nga ana e Suella Braverman, Sekretare e Çështjeve të Brendshme e qeverisë britanike.

Në takim u fol gjithashtu për fushat e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe në mënyrë të veçantë, për një bashkëpunim edhe më të ngushtë për sa i përket sigurisë publike, luftës kundër krimit të organizuar dhe emigracionit ilegal.

Ministri Balla po zhvillon takime me ambasadorët e disa vendeve me të cilët Shqipëria ka një bashkëpunim intensiv në çështje të sigurisë, luftës kundër krimit dhe fenomeneve të tjera shoqëruese.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“CNN Travel”: Singapori posedon pasaportën më të fuqishme në botë
Artikulli tjetërIZRAEL – Qeveria vazhdon me reformën gjyqësore, pavarësisht protestave të mëdha