Ballina Flash

Siguria në zonat turistike, Balla: Turistët dhe vizitorët kanë vëmendjen e Policisë

TIRANË, 18 korrik/ATSH/ Ministri i Brendshëm, Taulant Balla garanton më shumë siguri për turistët e vizitorët në zonat turistike.

Në një reagim në rrjetet sociale, të martën, Balla duke publikuar foto nga puna monitoruese e policisë në zonat turistike, ka garantuar se Policia e Shtetit është në gatishmëri të plotë.

“Mirëmëngjes dhe me garancinë për më shumë siguri edhe në zonat turistike malore, ju uroj një ditë të mbarë. Turistët dhe vizitorët nga Shqipëria dhe mbarë bota që vizitojnë zonat turistike malore të Shqipërisë kanë vëmendjen e punonjësve të Policisë së Shtetit për t’u ofruar ndihmë në rast nevoje”, garanton ministri i Brendshëm, Taulant Balla.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTë ardhurat nga tatimi mbi fitimin, 33.8 miliardë lekë
Artikulli tjetërKroçera “La Belle De L’Adriatique” sjell mbi 140 turistë, kryesisht francezë